Raporti paraprak i OSBE/ODIHR i publikuar një ditë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, rrëzoi votimet e ditës së dielë, thotë kryetari i Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Lulzim Basha shkruan se zgjedhjet e 30 Qershorit ishin të paligjshme dhe pati vjedhje votash. Por, kryedemokrati thekson se OSBE/ODIHR u tregua i kujdesshëm për të mos acaruar klimën politike.

Për zgjidhjen e kësaj krize, Basha thotë se duhet një ndryshim i strukturës politike dhe Kushtetutës.

“Edhe pse shumë i kujdesshëm për të mos e acaruar klimën politike, raporti i ODIHR-it i rrëzoi votimet e 30 qershorit. Jo vetëm zgjedhje të paligjshme, jo vetëm zgjedhje një partiake, por edhe zgjedhje te vetë-vjedhura.

Edi Rama kandidoi vetë, votoi vetë, numëroi vetë, dhe prapë manipuloi.

Ky regjim është tashmë i degraduar plotësisht. Vetëm një ndryshim i thellë i strukturës politike, kushtetuese dhe ekonomike të vendit mund të na shpëtojë nga autokracia, krimi, varfëria dhe prapambetja”, shkruan Lulzim Basha në Facebook. /tvklan.al