Në kulmin e përplasjeve që çështja “Shullazi”ka shkaktuar mes radhëve të organit të akuzës ndërhyn edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai paralajmëroi lirimin e Emiljano Shullazit nga kryeprokurorja Arta Marku, të cilën e akuzoi se është vënë në shërbim të kryeministrit.

“Shërbëtorja e Ramës dje me një të rënë të lapsit la pa prokurorë çështjen e Tahirit dhe Shullazit. Sot prokuroria po mbron Saimir Tahirin, Xhafajn, po bëhet gati lirimi i Shullazit. U lirua Ermal Hoxha, sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës. Krimi ka marrë dhenë, sepse ka bekimin e Ramës dhe Xhafës”.

Në Konferencën Ballkanike në bashkëpunim me Forumin e gruas së PPE-së, Basha ku foli edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë e Kosovës, i pozicionuar tashmë kundër qëndrimit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Propozimi për shkëmbimin e territoreve është legjitimim i aventurierëve dhe legjitimim i pesë bandave të krimit të organizuar në veri dhe në jug të lumit Ibër. Në qoftë se ka vullnet politik për të çmontuar këto pesë banda të krimit të organizuar në jug dhe në veri të lumit Ibër atëherë alibia e fundit për mosfuksionim të territorit të Kosovës bie”.

Duke u ndalur tek dy ligjet e miratuara nga mazhoranca, ai për lojrat e fatit dhe Teatrin Kombëtar, Basha tha se këto nisma të mazhorancës janë dëshmi e kapjes së shtetit nga bandat dhe se lidhja e qeverisë nga krimi është pengesa kryesore e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Tv Klan