“Kriminale, njerëzit nën ujë, ministrat darka luksoze në Emiratet Arabe”

Prej 1 jave këta banorë të Rrushkullit në Sukth të Durrësit i thanë Lulzim Bashës se janë nën pushtetin e ujit dhe se nga pushteti lokal nuk kanë marrë asnjë ndihmë ushqimore apo furnizim me ujë të pijshëm.

S’kemi ujë asnjë ndihmë… Investimet kanë mbetur në mes edhe kanali edhe argjinatura, pse s’kanë përfunduar? U përmbytëm”.

Për kreun e opozitës, i cili pa nga afër banorët e prekur nga përmbytjet, kjo situatë është pasojë e premtimeve të pambajtura në 8 vite qeverisje të Edi Ramës.

“Ka ardhur pas meje dhe tha do e bëjmë investim ja ku e ka po  e ishte bërë s’do ishte në këtë gjendje… Urgjentisht duhen marrë masat, premtime janë bërë dhe fjalë shumë e punë zero. Faturën e paguani ju. Ta bëjë investimin deri në fund se gjysmën e vjedh dhe në situatë emergjence s’ka arsye që mos ju vijë në ndihme për ujin apo medikamentet…… Se kjo është një zonë e goditur nga tërmeti sa herë bie shi përmbytet”.

Basha akuzoi qeverinë se ka braktisur qytetarët, teksa ministrat e saj tha se shtrohen në darka luksoze në një prej restoranteve më të shtrenjta të botës në Emiratet Arabe.

“Është e pafalshme që kur ju jeni pa ujë, ministrat e qeverisë shtrohen në hotelet luksoze të Emirateve, është kriminale…….Po të ishte qeveria me ju s’do shtrohej në darka luksoze”,

Sipas kreu të opozitës, pas 25 Prillit vendi do të ketë një qeveri që mendon për qytetarët dhe jo për xhepat dhe klientët e Kryeministrit.

Tv Klan