Takohet me përfaqësuesit më të lartë të shtetit e politikës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të vizitojë të hënën Prishtinën, ku do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës.

Kjo vizitë e kreut të opozitës vjen pas ftesës së bërë nga Kryeministri kosovar, Abdullah Hoti, e në një kohë kur Prishtina rinisi dialogun me Serbinë dhe Presidenti Thaçi vijon përballjen me Tribunalin e Hagës.

Gjatë qëndrimit në Kosovë,  kryedemokrati do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Abdullah Hoti, Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osman, si dhe me drejtuesit e partive politike të Vetëvendosjes, LDK-së dhe AAK-së.

Tv Klan