BozdoNënkryetari i Bashkisë së Tiranës Eno Bozdo me anë të një deklarate për shtyp, e konsideroi vendimin e qeverisë Rama për të bllokuar kriditë e buta për familjet në nevojë si një vendim me prapavijë politike.

Sipas zotit Bozdo, në asnjë vend demokratik nuk ka ndodhur më parë që të pezullohet një process i tillëe me pretekstin e auditimit.

Bozdo theksoi se që prej vitit 2009 kur qeveria e asaj kohe akordoi një fond për kreditë e buta për famijet në nevojë, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka akorduar 2045 kredi dhe për këtë është informuar Enti Kombëtar i Banesave. Nga këto janë lidhur 610 kontrata me bankat.

Sipas   nënkryetarit Bozdo, pretendimet e kryeministrit Rama se këto kontrata prekin buxhetin e shtetit janë të pavërteta dhe një justifikim amatoresk.