Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Bashkia e Tiranës ka evidentuar sot, të ardhurat e vjeljes së tatim-taksave, për muajt Nëntor-Dhjetor dhe Janar, duke i krahasuar shifrat me ato të një viti më parë. Përsa i përket përqindjeve me vlera lekësh dhe vjeljeve të taksave, arkëtimet janë rritur në masën 50%. Në tre muajt që bashkia e kryeqytetit, ka riorganizuar, sektorët dhe ristrukturuar të gjitha drejtoritë, realizimi i të ardhurave është ndjerë mjaft në ndërmarrjen e tatim-taksave.

Sipas evidencës së realizuar nga kjo ndërmarrje nëpërmjet kolonave, shihet edhe realizimi. Rreth 2100 subjekte kanë arkëtuar rreth 36 milion lekë të reja, që në krahasim me një vit më parë, do të thotë rreth 60% më shumë lekë, se tre muajt e vitit të kaluar. Gjatë takimit që kryetari i bashkisë Rama, ka pasur me përfaqësuesit e të gjitha ndërmarrjeve, ka kërkuar, që deri në ngritjen e policisë bashkiake, vjelja e taksave të realizohet nga një grup inspektorësh./tvklan.al