Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Opozita është e gatshme të marrë pjesë në luftën pa kompromis ndaj krimit, korrupsionit e kontrabandës. Kështu kanë deklaruar sot liderët e grupimit Bashkimi për Demokraci duke shtuar se kjo luftë duhet të bazohet në opsionet e përbashkëta pozitë-opozitë dhe duke menduar së bashku për një zgjidhje thelbësore.

Bashkimi per Demokraci ka denoncuar mazhorancën socialiste si përgjegjëse kryesore për mosarritjen e Marrëveshjes së Asocimit të Shqipërisë me BE. Sipas këtij grupimi pas monitorimit të parlamentit kalendarizimi i veprimtarisë qeverisëse është ngjarja më e turpshme dhe më e rëndë për shqiptarët.

Bashkimi për Demokraci ka denoncuar sot edhe vendimin e Parlamentit për miratimin e ligjit për policinë e shtetit duke e cilësuar këtë një hap regresiv të shoqërisë shqiptare./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego