Bashkimi për Demokraci është shprehur sot kundër ligjit të referendumit të votuar dje në Parlament. Sipas tyre një pakicë e çfarëdoshme do tu impononte vullnetin e tyre shumicës së shqiptarëve për çështje madhore të shtetit siç është Kushtetuta. Për grupimin e djathtë ,ky ndryshim tregon se qeveritarët janë të trembur dhe të braktisur nga elektorati shqiptar dhe njëlloj si komunistët, janë të vendosur të sundojnë shumicën nëpërmjet pakicës.

Pamje Bashkimi për Demokraci, konferencë. Ridvan Bode, Teodor Laco, Fatos Beja./tvklan.al