Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të mërkurën për herë të fundit të gjithë portalet që ende reklamojnë biznese bastesh, që t’i heqin sa më parë, pasi ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre.

“Bastet e kazinotë elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm”, shkroi Rama në Twitter.

“Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj”, tha kreu i qeverisë.

Një ditë më parë, Rama tha se të gjithë mediet dhe portalet kanë 24 orë kohë për të hequr reklamat e kompanive të basteve, në të kundërt do të mbyllen. /tvklan.al