Bayern fiton në transfertë me Dortmund


Bayern fiton në transfertë me Dortmund

12:13 27/05/2020

Stadiumet e boshatisur zbehin faktorin fushë

Bayern Munich tregoi edhe një herë që është dominues në futbollin gjerman, duke mundur në transfertë rivalin kryesor për titullin Borussia Dortmund.

Goli i Joshua Kimmich në fundin e pjesës së parë vendosi suksesin 1 – 0 të bavarezëve që i mungonte suksesi në Dortmund prej nëntorit të 2017.

Diferenca tani është 7 pikë kur kanë mbetur edhe 6 javë. Kjo shkëputje nuk mjafton për trajnerin Hans Flick që do të presë ende për të festuar titullin.

“Nuk është vendosur ende, nuk mund të parashikoj të ardhmen. Por jam i kënaqur, pasi ishim bindës, efikas, të guximshëm dhe të zotë në duelet individuale. Bëmë atë që duhej”.

Një sukses në transfertë, por në një stadium të boshatisur për shkak të Covid-19 që nuk jep më shtysën e duhur për ekipin vendas.

Kjo ka ndikuar edhe në faktorin fushë, pasi pjesa dërrmuese e ndeshjeve të zhvilluara deri më tani në Bundesliga 1 është fituar nga ekipet udhëtues.

Nga 22 ndeshje të zhvilluara pas rikthimit deri të martën triumfet në fushë kundërshtare janë 12, ato për skuadrat e shtëpisë vetëm 3.

Tv Klan




Të ngjashme