bayern

Bajerni ndalet për herë të parë në këtë sezon të Bundesligës. Ekipi që kryeson kampionatin gjerman e mbylli në barazim pa gola takimin e zhvilluar në fushën e Frankfurtit.

Lojtarët bavarezë, të cilët u ndalën pas 10 fitoreve radhazi nuk arritën të shënonin, madje rrezikuan të pësonin gol. Diferenca me ndjekësin më të afërt Borusian e Dortmundit është 8 pikë, skuadër që duhet të luajë me Verder Bremenin. Ekipi i Guardiolës duhet të mendojë tani për Ligën e Kapionëve për një revansh ndaj Arsenalit të mërkurën ne Mynih.

Tv Klan