Bayern ngec në “Allianz Arena”



Bayern ngec në “Allianz Arena”

11:23 17/08/2019

Kampionët barazuan me Hertha e Berlinit 2-2

Mbrëmjen e djeshme startoi edhe kampionati gjerman. Bayern nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2 me 2 në fushën e vet, ndaj Herthës së Berlinit.

Golat për kampionët e Gjermanisë u shënuan nga Levandoski. Takimi nisi mjaft mirë për Bayern, i cili realizoi që në minutën e 24-t. Por Hertha përmbysi rezultatin duke mbyllur me fitore 2 me 1 pjesën e parë.

Në minutën e 60-të ishte sërish polaku që realizoi për kampionët nga pika e bardhë e penalltisë. Pavarësish përpjekjeve, Bayern nuk mundi ta fitonte ndeshjen e parë të Bundesligës.

Tv Klan




Të ngjashme