1.1 miliardë dollarë është mbështetja financiare që Banka Botërore do të japë për Shqipërinë deri në 2019 –n.
40 % e shumës do të shkojë për mbështetje në buxhet ndërsa pjesa tjetër do të shkojë për projekte, kryesisht në sektorin makro – ekonomik dhe financiar si edhe në financimin e reformën në sistemin energjitik.
Tahsen Sayed – Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Tiranë: “Duhet nje strategji e re në zhvillimin ekonomik. Ajo duhet të përqëndrohet në pak fusha por me ndërhyrje më të mëdha. Duhet të rrisim mundësitë e barabarta të punësimit. Projektet konkrete pritet t’i kemi në qershor.”
Drafti i kuadrit të partneritetit të ri mes Bankës Botërore dhe Shqipërisë është prezatuar në Komisionin e Ekonomisë dhe do të paraqitet për miratim para Bordit të Drejtorëve të BB në fund të muajit prill 2015.
Tv Klan