BE përpjekje për të ndaluar pastrimin e parave


BE përpjekje për të ndaluar pastrimin e parave

14:40 26/07/2021

Propozohet ngritja e një autoriteti mbikqyrës, nën monitorim edhe monedha elektronike

Komisioni i Bashkimit Europian ka propozuar zyrtarisht ngritjen e një autoriteti të ri mbikëqyrës për vendet anëtare që do të kontrollojë institucionet e mëdha financiare ndërshtetërore, për të shmagur pastrimin e parave.

Ky autoritet do të jetë në gjendje të funksionojë pas tre vjetësh dhe vetëm pas pesë vjetësh do të japë rezultate të plota. Në parim shtetet anëtare të BE e kanë miratuar krijimin e këtij autoriteti qendror mbikëqyrës, që ekziston ndërkohë edhe për bankat. Por nuk kanë rënë ende dakord se ku duhet ta ketë selinë.

Në të gjitha vendet anëtare duhet të bëhet transparente, se kush zotëron në të vërtetë kompani ose ofrues të shërbimeve financiare, apo kush zotëron pasuri të patundshme. Listat e llogarive bankare dhe zotëruesve të tyre do të unifikohen në të gjithë BE-në.

Në shënjestër do të jenë edhe monedhat elektronike të krijuara privatisht, si “Bitcoin”, të cilat BE i konsideron të përshtatshme për biznes anonim. Në të ardhmen ofruesit e kriptomonedhave do të duhet të tregojnë zotëruesit e llogarive bankare.

Një tjetër pikë e këtij propozimi është dhe kufizimi i pagesave me para në dorë. Kufizimi i tyre mund të shkojë dëri në 10.000 Euro. Në këtë pikë theksohet se pagesa në dorë është një nga mënyra më të lehta që trafikantët e drogës apo persona të tjerë që duan t’iu shmangen ligjeve e përdorin për pastrimin e parave.

Shkak për nismën e Komisionit të BE është bërë skandali i viti 2018, ku u zbulua se një bankë daneze kishte pastruar për vite me radhë para përmes një dege të vogël në Estoni deri në 200 miliardë Euro.

Klan News







Të ngjashme