Ndërsa kanë mbetur edhe disa orë që ambasadorët Lu e Vllahutin të presin shiritin e godinës së re ku do t’i nënshrohen Vettingut 800 gjykatësit dhe prokuroret aktualë, drejtoresha shkencore e Observatorit Ballkanik, Luisa Chiodi, kërkon që ky proces të shpejtohet.

Luisa Chiodi, drejtoresha e Observatorit Ballkanik: “

Procesi i Vettingut duhet të ecë me ritme më të shpejta që të rivlerësohen pasuritë dhe performanca e gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë si dhe të zëvendësohen të korruptuarit në gjyqësorin shqiptar. Nëse Reforma në Drejtësi jep rezultate konkrete perspektiva evropiane e Shqiperisë do të jetë më e qartë sesa disa vite më parë. Serbia dhe Mali i Zi objektivisht janë më përpara në diskutimin e kapitujve të hapur, por kjo nuk përjashton Shqipërinë dhe shtetet e tjera që do të kenë në duar në muajin shkurt strategjinë e re të zgjerimit. Hapja dhe diskutimi i kapitujve do të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetareve shqiptarë në çështje me ndikim që lufta antikorrupsion deri tek ndotja e mjedisit.

Ju mendoni se vetëm me Vettingun do të binden ndërkombëtarët që të hapin negociatat?

Do të varet shumë sesa angazhim serioz kanë autoritetet shqiptare në këtë proces që po nis, mund të jetë një rrugë pa fund po ashtu. Unë di të them se kjo reformë mund të japë rezultate të prekshme për qytetaret shqiptarë. Sa me shumë mbështetje që do tu jepet organeve të Vettingut, jo vetëm nga autoritetet por edhe nga shoqëria shqiptare, aq më pranë shembujve konkretë do të jemi dhe do të shtohen mbështetësit nga jashtë do të vleresojnë se ka ardhur koha të hapen negociatat.

Krahas nisjes së punës së organeve të Vettingut zyra e delegacionit të BE-së në Tiranë ka përcaktuar datat 6 – 7 Nëntor për të zhvilluar takimet konsultuese me shoqerinë civile për të mbledhur të dhënat mbi progres raportin për ecurinë e reformave në Shqipëri që nga tetori i vitit 2016.

Ky progres raport do tu shërbeje shteteve anëtare për të vlerësuar nëse ka ardhur koha që Shqipërisë t’i jepet drita jeshile e negociatave. Komisioni Evropian do të publikoje progres raportet për shtetet e Ballkanit Perëndimor në fillim të vitit 2018.

Burimi: Klan Plus

Gazetar: Vladimir Lame