Gjatë një fluturimi me avionin e “American Airlines”, një grua ka dashur të zbresë nga avioni dhe ka tentuar të hapë dyert duke bërtitur. Avioni ishte nisur nga Dallasit për në Charlotte.

Kjo ngjarje ka ndodhur nga mesi i udhëtimit dhe gruaja vazhdonte të këmbëngulte që të zbriste. “Ti ti … Hap dyert … Unë dua të zbres,” ishin fjalët e gruas që përplaste dyert e avionit. Ekuipazhi e ka qetësuar pasagjeren duke e lidhur në sedilje dhe duke i mbyllur gojën me ngjitës që të mos shqetësonte më udhëtarët e tjerë.

Videon e bërë virale në mediat sociale e ka konfirmuar dhe “American Airlines”. /tvklan.al