Ka zgjatur 2 orë e 40 minuta marrja në pyetje e Sali Berishës në Prokurorinë e Tiranës. Ish-kryeministri u thirr për të dëshmuar në lidhje me protestën e 8 Janarit në selinë e PD.

Ish-kryeministri shkoi në Prokurori në orën 11:00.

Para hyrjes në organin e akuzës ai u shpreh se ishte thirrur aty nga Edi Rama dhe se do të dëshmonte bashkëpunimin në shkallën më të lartë të krimit në narkoshtetin shqiptar./tvklan.al