Gazetarja: Zoti Berisha si i vlerësoni zgjedhjet në Maqedoni?

Sali Berisha: “Duke dënuar çdo akt dhune dhe unë i kam ndjekur dje. Kam komunikuar me telefon me dy liderët kryesor të partive politike shqiptare në Maqedoni. Kam besim se autoritetet maqedonase të zgjedhjeve dhe grupi ndërkombëtar i vëzhgimit do të japin rekomandimet më të mira për riparimin e problemeve të krijuara në mënyrë që çdo qytetar i këtij vendi të shpreh lirisht vullnetin e tyre”.

Arta Dade: “Ne inkurajojmë udhëheqësit e forcave politike shqiptare, të dënojnë aktet e dhunës dhe të angazhohen që kjo dhunë të mos rishfaqet në ato zona ku mund të ketë përsëritje të zgjedhjeve. Faktori shqiptarë duhet të ngrihet mbi dasitë partiake dhe të përfaqësojë realisht aspiratat e shqiptarëve për një Maqedoni demokratike dhe të integruar në BE dhe në NATO”./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka