Ish-Kryeminstri Sali Berisha shprehet i gatshëm të hetohet nga të huajt për të bërë vettingun në politikë.

Nga studio e “Opinion”, ish-Kryeministri ftoi edhe Kryeministrin Edi Rama që të hetohet nga një arbitër ndërkombëtar.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka frikë nga vettingu në politikë, ish-Kryeministri mohoi diçka të tillë.

Blendi Fevziu: Nga se keni frikë në politikë?

Sali Berisha:

Nga Zoti, absolutisht.

Lorenc Vangjeli: Edhe ju nuk jeni aq i pasur sa të blini të shkuarën tuaj? Kur vjen nata, ajo pendesa….

Sali Berisha:

Mund të të jap me dhjetra fakte të pakundërshtueshme që jam i vetmi politikan që sa herë kam shkuar drejt zgjedhjeve jam gati të jap dorëheqjen nëse humbas.

/

tvklan.al