PD forcë pro amerikane, të hapet për fraksionet
Takimi i radhës i “Foltores” e gjeti ish-kryeministrin Berisha në Korçë në një ditë të veçantë. Demokratët korçarë i rezervuan këtë surprizë në ditëlindjen e tij të 77-të.
Në jetën aktive politike tha se e riktheu shpallja “non grata” nga Shtetet e Bashkuara, port të cilën u shpreh i vendosur ta përballojë vetë.
Nënvizon se “Foltorja nuk ka qëllime personale dhe se për të ardhmen e tij do vendosin anëtarët.
Demokratëve u kërkoi të firmosin thirrjen e Kuvendit Kombëtar për të përcaktuar rregulla të qarta në statutin e Partisë bashkë me fraksionet.
Nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Rama ndërsa dha edhe rrugën si largohet ai.
“Foltores” iu bashkua në Korçë për herë të parë edhe deputetja Sorina Koti që është edhe nënkryetare e komisionit të ekonomisë.
Tv Klan