Pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Hasit që shpalli “qytetar nderi” Gafurr Mazrekun, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një koment në Facebook, Berisha akuzon kryeministrin Rama se në këtë mënyrë e ekzekutoi për herë të dytë Azem Hajdarin.

Berisha thotë se pas këtij vendimi kriminal qëndron kryeministri Rama që sipas tij e ka urdhëruar atë 2 javë më parë.

Ish-kryeministri thotë se ky akt kriminal lufte ndaj opozitës shqiptare është një apel për qytetarët shqiptarë, që me revoltën e tyre të largojnë me çdo kusht këtë qeveri.

Tv Klan