“Armik i kombit, hedh valle në kurriz të atyre që janë në Hagë”

Thikë pas shpine për Kosovën e cilësoi Sali Berisha fjalimin e kryeministrit Rama në Strasburg, teksa e akuzoi atë edhe si armik të kombit shqiptar.

“Rama në Strasburg shpalli aktin madhor të tradhtisë kombëtare pas Enver Hoxhës ndaj Kosovës. Me këtë tezë, Edi Rama jo vetëm miraton ndarjen në dysh të kombit shqiptar, por indirekt zhdukjen e kombit mbasi ai është kosovar. Kjo është thika më e rëndë që i futet kombit tonë në 150 vitet e fundit nga një tradhëtar shqiptar.”

Për Berishën, Kryeminstri dëmtoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, ndaj u drejtoi një thirrje autoriteteve në Strasburg.

“I bëj thirrje KiE të votojë Kosovën si anëtaren e saj më të re e mos ndikohet nga retorika arkaike e një njeriu që është në mision kombit të vet.”

Berisha thotë se me deklaratën e tij, Rama dëmtoi akoma më shumë pozicionin e Hashim Thaçit dhe udhëheqjes politike të Kosovës të burgosur në Hagë.

“Akti i një burracaku që kërkon të fshihet pas hijes së vet. Po i dëmton nëse do t’i ndihmojë, të pajtojë një avokat, të bënte një rezolutë.”

Prerazi mohoi se po e përdor çështjen e Kosovës për interesa politike.

“Kjo është si të hedhesh valle në gojë të atyre që janë në Hagë, Rama është Makbeth. Nuk mbrohen ata duke sulmuar Këshillin .”

Berisha komentoi edhe refuzimin që iu bë ftesës së kryeministrit nga disa prej drejtuesve të Këshillit të Europës në darkën e shtruar në Strasburg, duke e krahasuar gjuhën e tij me atë të Lukashenkos në Bjellorusi.

Tv Klan