Sulmuesi shqiptar protagonist, shënon gol dhe jep asist në fitoren e Western United
Besart Berisha sërish protagonist në futbollin australian. Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi gol dhe dha asist në përmbysjen 2-1 që skuadra e tij, Western United mori në shtëpi përballë Melburn City.
35-vjeçari shndërroi në gol një aksion të mrekullueshëm të shokëve të ekipit.
Pasi kontrolloi mirë topin në zonë, Berisha goditi saktë për të tundur rrjetën.
Ky ishte goli i gjashtë për shqiptarin në këtë sezon, realizime që kanë ndihmuar skuadrën e Western United për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në zonën play-off.
Sulmuesi shqiptar ka kaluar shumicën e karrierës së tij në elitën e futbollit australian, ku në 225 ndeshje ka realizuar 141 gola.
Klan News