Në “Opinion Klanifornia” ka qenë i ftuar kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi.

I pyetur nga Albano Bogdos në rolin e moderatorit të emisionit, nëse Lulzim Basha do të fitojë përballë Edi Ramës në zgjedhjet e 25 Prillit, Shehi është shprehur i bindur për fitore në të gjithë vendin.

Albano Bogdo: Tani sinqerisht, po dua të ma thuash nga shpirti, për këtë bukë e për këtë gotë, vërtetë mendon që është më i mirë Luli se Rama?

Dashamir Shehi: Në daç nga shpirti në daç nga stomaku, po Luli do dali.

Albano Bogdo: Mendon që do fitojë Luli?

Dashamir Shehi: Jo që do fitojë Luli, por do stërfitojë. Dhe bashkë me Lulin besoj që do fitojnë edhe me dhjetra djemë e vajza sidomos ata që janë edhe më të rinj, nga Tirana e nga gjithë Shqipëria. Se nuk është e mjaftueshme Tirana për të bërë ndryshimin, por ama ndryshimi fillon nga Tirana siç kanë filluar të gjitha gjërat të paktën këto 100 vitet e fundit.  /tvklan.al