Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Presidenti Mejdani ka dekretuar sonte në mbrëmje kabinetin e ri qeveritar të drejtuar nga Kryeministri Ilir Meta. Makbule Çeço do jetë numri 2 i qeverisë së re të krijuar nga kryeministri Meta. Në listën e ministrave Çeço figuron Zëvendës Kryeministre dhe Ministre e Punës e Çështjeve Sociale.

Largohet nga Ministria e Punës, Kadri Rrapi. Një emër i ri nga shoqëria civile Zef Preçi ka zëvendësuar Ylli Bufin në krye të Ministrisë së Ekonomisë e Privatizimit. Arben Demeti i Aleancës Demokratike ka marrë Ministrinë e Ndërtimit duke i lënë Bashkim Finos Ministrinë e Pushtetit Lokal.

Preç Zogaj është emëruar Ministër Shteti pranë Kryeministrit. Socialdemokratja Ingrid Shuli është Ministre e Transporteve. Kanë ruajtur postet ministrat e kabinetit të ish-kryeministrit Majko, Ministri i Jashtëm Paskal Milo, Ministri i Rendit Poçi, Ministri i Mbrojtjes Hajdaraga, Ministri i Kulturës Edi Rama, Ministri i Financave Anastas Angjeli, Ministri i Bujqësisë Xhuveli, Ministri i Shëndetësisë Solis, Ministri i Arsimit Ruka, Ministri i Drejtësisë Ilir Panda. Ministrja e Bashkëpunimit Ekonomik Ermelinda Meksi.

Kryeministri Meta ka eliminuar Ministrinë e Informacionit. Në 17 ministritë e kabinetit të ri Meta janë vetëm katër ministra të rinj. Presidenti Mejdani e ka cilësuar qeverinë e re, qevri të Paktit të Stabilitetit. Betimi para presidentit Mejdani i hap rrugë kështu provës së votëbesimit në parlament javën që vjen./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame