Bie nga rimorkio e zetorit, humb jetën një person



Bie nga rimorkio e zetorit, humb jetën një person

14:05 20/10/2020

Rreth orës 13:15, në afërsi të fshatit Dishnicë të Korçës 60-vjeçari me iniciale K. N., duke lëvizur me një zetor që drejtohej nga 53-vjeçari A. Sh., dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga rimorkio e këtij mjeti dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi i mjetit A. Sh., u shoqërua nga shërbimet e policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksident./tvklan.al




Të ngjashme