Të paktën 13 pacientë kanë humbur jetën pas përfshirjes nga zjarri të një spitali që trajtonte pacientë me Covid në Mumbai të Indisë.

Nga zjarri mundën të shpëtonin 4 pacientë, të cilët u transferuan në spitalet e tjera pranë zonës. Mbetet e paqartë se si nisi zjarri, por Kryeministri i vendit ka kërkuar një hetim të plotë, ndërsa ngjarjen e konsideroi “incident tragjik”.

Kjo tragjedi ndodh teksa vendi është goditur nga vala e dytë vdekjeprurëse e koronavirusit Covid-19.

Spitalet janë të mbingarkuara duke shkaktuar mungesë të oksigjenit, respiratorëve dhe shtretërve në pavionin e kujdesit intensiv.

Sot India ka shënuar 332.730 raste të reja infeksioni, numri më i lartë në botë për të dytë ditë radhazi. Në 24 orët e kaluara, vdekjet ditore të shkaktuara nga Covid-19 u rritën me 2263 raste. /tvklan.al