kimberly

Justin Bieber është i dëshpëruar që të gjejë identitetin e kësaj vajze.

Këngëtari postoi fotografinë e saj në rrjete sociale, duke i kërkuar ndjekësve të tij ndihmë për të gjetur identitetin e saj.

Teksa postoi këtë foto, 21 – vjeçari shkruajti: “O Zot kush është kjo!”. Reagimi i fansave ishte i menjëhershëm, ku nuk munguan edhe ato që pretendonin se ishin kjo vajzë.

bibi

Ndërsa të tjerë thanë se ajo quhej Cindy Kimberly.

Sipas “Dailymail”, mbetet e paqartë se nga është kjo vajzë, por në profilin e saj në Instagram ajo shkruan: “Emri im është Cindy dhe i kam shumë qejf gjërat “fiction”.

Ajo duket të jetë fanse e Bieber, pasi vetëm një ditë më parë postoi një video ku shfaqej duke dëgjuar një këngë të yllit të pop -it.

Një detaj që nuk ka sesi mos bjerë në sy është ngjashmëria e saj me supermodelen ruse Irina Shayk. /tvklan.al