Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë shënuar rënie në 6 mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në periudhën Janar – Qershor 2016, investimet e huaja direkte ishin 55 mln euro, ose 12% më pak se Janar – Qershor 2015.

Në 6 mujorin e parë 2016, investimet e huaja direkte ishin 418 milionë euro, nga 473 mln euro që ishin në 6 mujorin e parë të vitit të kaluar.

Rënia në gjysmën e parë të vitit është ndikuar nga rënia e investimeve direkte në 3 muajt e parë të këtij viti, si pasojë e rënies së shpenzimeve në sektorin e hidrokarbureve.

Ndërsa po të merret në krahasim vaçantë, tremujori i dytë 2016 ka shënuar rritje të investimeve krahasuar më të njëjtën periudhë të 2015.

Banka e Shqipërisë analizon se sektori ku janë përqendruar prurjet në formën e investimeve direkte janë më shumë në sektorin e energjetikës, më pas vjen ai i hidrokarbureve, ndërtimi dhe sektori telekomunikacionit. Rënia më e madhe e investimeve u shënua në sektorin hidrokarbur ndërsa rritja në atë të energjitikës.

Tv Klan