Post Malone fituesi i madh me nëntë çmime

Post Malone ka dominuar në Billboard Music Awards 2020, duke marrë nëntë çmime, përfshirë artistin më të mirë.

Të vëna të gjithë mbi një tavoline me rrota, çmimet iu dorëzuan nga kengëtarja Kelly Clarkson në stilin Covid, me të shtyrë dhe me distancë.

Lil Nas X mori katër çmime për këngën e tij të famshme Old Town Road, kurse Billie Eilish u vlerësua me tre çmime, përfshirë artisten më të mirë femër dhe artisten më të mirë të re.

Përveç muzikës, thuajse pjesa më e madhe e artistëve kanë bërë thirrje për të votuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të tre Nëntorit, teksa perfomanca me prekëse ishte ajo e John Legend Never Break, kushtuar bashkëshortes vetëm disa javë pasi çifti humbi foshnjën e tyre të palindur.

Tv Klan