Mjeshtrja e punimeve me gurë Erjeta Koliqi Gajtani ka sjellë sot në studion e “Rudinës” në Tv Klan disa nga bizhuteritë të cilat i ka përfunduar së fundmi.

Erjeta thotë se dikur këto bizhuteri të punuara me grep e fije ari i vinin gratë tironse. Sipas saj sa më e kamur të ishte familja, aq më shumë vargje të tilla do kishte në qafë një grua. Veç këtyre, ajo tha se shumë shpejt do të mbarojë dhe një fustan të punuar me dorë.

Erjeta: Kam filluar të bëj një koleksion me këtë fije, të punuara në grep.

Rudina: Është bizhuteri, sa e bukur!

Erjeta: E punoj vetë.

Irini Qirjako: Ua sa e bukur!

Erjeta: Kjo si të thuash është një nostalgji e dupjeve, gjyshja ime ka pasur 7 dupje, janë ato paret e floririt që i mbajnë këtu. Janë sipas familjeve, sa më i kamur aq më shumë vargje kishe. Gjyshja në atë kohë ka pasur 7, por shumë të mëdha edhe këtu kam 7. Është një lloj imitimi.

Rudina: Sa kohë të ka marrë punimi?

Erjeta: Ha pak se është shumë e hollë kjo fija dhe e kam rregulluar, zbukuruar me këto gurët, perlë e kështu…

Rudina: Ti e vë dhe e kombinon, sa bukur ja shkon dhe me fustanin e zi që ke veshur sot!

Erjeta: Ja dhe kjo tjetra pak a shumë e ngjashme. Unë do të qëndis edhe kostumin dhe kur ta mbaroj do ta demonstroj. Unë që merrem dhe me gurin, e di vetë ti ça durimi kam. Këtu kam një mini sepet ose sënduk. Mbaj ndonjë unazë, se mbaj mend prej sa vitesh e kam, që e vogël./tvklan.al