Ibrahimaj: 31 Korriku është afati i fundit, ndryshe ka penalitet

Janë 11 mijë e 293 individë në Shqipëri, të cilët realizojnë të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit. Deri në fund të Korrikut ata duhet të dorëzojnë deklaratën vjetore të të ardhurave. Qeveria shtyu deri në fund të këtij muaji afatin për shkak të pandemisë dhe nëse deklarata nuk dorëzohet penaliteti është 10 mijë lekë gjobë.

“Penalitet vazhdojnë, ligji vazhdon të jetë në fuqi. Për dorëzimet për mosdeklarimin do të ketë një penalitet prej 10 mijë lekësh”.

Ndryshimet në ligjin e tatimit mbi të ardhurat për të plotësuar deklaratën vjetore çdo i dy punësuar nuk nis efektet këtë vit, por vitin e ardhshëm.

“Do të kenë detyrimin e deklarimit në vitin 2021”.

Drejtorja e Tatimeve sqaron se edhe bizneset duhet të dorëzojnë bilancet vjetore deri më 31 Korrik, ndërsa thotë se pavarësisht shtyrjes së pagesës së tatimit mbi fitimin, ata do të kenë në llogarinë e tyre këstet mujore të kësaj takse, për kompanitë që kanë dëshirë të paguajnë detyrimet tatimore që këtë vit.

“Sistemi vazhdon i gjeneron këstet. Ka shumë biznese, të cilët ndonëse e kanë mundësinë e mospagesës dhe riskedulimit të pagesës preferojnë t’i paguajnë që tani”.

Procedurat për dorëzimin e deklaratës individuale dhe bilancit vjetor të kompanive është e gjithë online, duke shmangur kështu kontaktin fizik në sportele.

Tv Klan