Vetëm gjatë 4 muajve të parë të vitit borxhi në tatime është rritur me 85 milionë Dollarë. Një vit më parë, Drejtoria e Tatimeve uli me 35% stokun e tij, si pasojë e zbatimit të ligjit të faljes, por edhe sistemit të tij të bllokimit të llogarive të bizneseve.

Një vit më parë, borxhi në tatime rezultonte 147 miliardë Dollarë, ndërsa vetëm nga efekti i ligjit të faljes ai u ul me 54.5 miliardë Lekë.

Për Drejtorinë e Tatimeve borxhi është dinamik, pasi në disa raste rritja e tij mund të vijë edhe nga rivlerësimet që bëhen te biznesi për shkak të deklarimeve të gabuara dhe lëvizja e vlerës çdo muaj është normale. Në fund të 2017-ës, stoku i borxhit u rrit me rreth 50%, duke arritur në rreth 10% të prodhimit kombëtar.

Tv Klan