Biznesmeni Samir Mane tregon një nga dëshirat që ka




Biznesmeni Samir Mane tregon një nga dëshirat që ka

22:34 04/07/2022

Samir Mane i është përgjigjur sot pyetjeve kureshtare të fëmijëve të emisionit “Në kurthin e Piter Pan”. Ai tregon kënaqësinë që ka ndier kur me paratë e para që ka fituar u ka bërë dhuratë prindërve dhe i këshillon të bëjnë të njëjtën gjë kur ata të rriten.

Më pas Stefi e pyet se cila do të ishin tre dëshirat që do donte t’i plotësoheshin, Samir Mane zgjedh të tregojë vetëm një, atë për të pasur disa kile më pak.

Stefi: Unë jam kurioz të di, po të kishe llambën e Aladinit, cilat do të ishin ato tre dëshirat që do të dojë të plotësoheshin?

Samir Mane: Tre dëshira vetëm? Unë po të them një dhe dy dëshira po ti lë ty që ti thuash për mua, ose për veten. Në fakt do të doja të isha pak më i dobët. Kjo është një nga dëshirat që kam dhe me llambën e Aladinit mund ta kisha bërë. Kurse dy dëshirat e tjera po ti lë ty ti thuash.

Stefi: Unë doja që të kishe një biznes të madh dhe të ndihmoje familjet e varfra.

Samir Mane: Bravo! Për të parën, që të jem një biznesmen i madh, besoj që jam, ndërsa për të dytën, të  ndihmojë familjet në nevojë, pa dyshim që e bëj. Bëj vazhdimisht, në mënyrë  të përditshme, kudo që kam mundësi për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe sidomos fëmijët.

Stefi: Unë jam kurioz të di, po të ishe kaq i vogël sa jam unë sot, ti çfarë do të doje që të bëheshe?

Samir Mane: Po të isha si ty, do të doja të shkoja në një park, të bëhesha “zhul” me baltë, të luaja gjithë ditën aty, të shkoja në shtëpi dhe të mos më shante mami. Dikur kur ishim ne të vegjël, mami na shante se një palë rroba kishim, po të bëheshin ato pis s’kishim të tjera, kështu që kjo do të ishte një nga dëshirat e mia po të isha sa ty./tvklan.al










Të ngjashme