Gjykata e Arbitrazhit Sportiv , ka miratuar ndalimin prej gjashtë vitesh të veprimtarisë në futboll për ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter.

Lajmi për refuzimin e apelit është konfirmuar nga zëdhënësi i Blatterit. Blatterit, 80 vjeç, i është komunikuar ndalesa nga FIFA pasi është gjetur fajtor për shkelje të etikës.

Rasti ka të bëjë me pagesën prej 2 milionë dollarë, që Blatter i ka bërë ish-kreut të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Michel Platini.

Blatter ka qenë president i FIFA-s nga viti 1998 deri vitin e kaluar, kur është dashur të japë dorëheqje për shkak të kësaj çështjeje. Ai është zëvendësuar në muajin shkurt nga Gianni Infantino./ TV KLAN