Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Është kapur nga policia njeriu i cili donte të qëllonte mbi mbretëreshën e Anglisë Elisabetë që ndodhet për vizitë në Australi. Gregori Pisëord është gjetur me thikën e kuzhinës në xhep, disa fije elektrike dhe një dozë marijuane. Sipas policisë ai është një i sëmur mendor. Nuk është hera e parë që kërcënohet jeta e anëtarëve të familjes mbretërore britanike. Kujtojmë atentatin që një i ri kamboxhian deshi të kryente ndaj princ Karlit të Anglisë, me pretendimin e mbrojtjes së të drjtave të popullt të tij.

Një avion i ushtrisë amerikane teksa po bënte një pikiatë në hapësirë humbet ekulibrin dhe shpërthen. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në Teksas. Piloti i cili i kishte kryer edhe herë të tjera këto manovra nuk dihet pse ka humbur kontrollin duke humbur njëkohësisht edhe jetën e tij.

Ka mbrritur në orën 15 të ditës së sotme në Aman të Jordanisë, Papa Gjon Pali i II. Në aeroportin e kryeqytetit Jordanes ai është pritur nga princi Abdullah, i biri i mbretit Hysein. Forca të shumta policie për të mbrojtur Papa Gjon Pali i II në udhëtimin 6 ditor në tokën e shenjtë./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori