Bllok bota, Duma Ruse, Jelcin, Eud Barak – (19 Maj 1999)



Bllok bota, Duma Ruse, Jelcin, Eud Barak – (19 Maj 1999)

14:01 19/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sergeji Stepashin Kryeministër i Rusisë. Ky ishte vullneti i dhomës së ulët të paramentit rusë, i cili votoi me 296 vota dhe 55 vota kundër kurorëzimit të Stepashit në krye të kabinetit. Duma Ruse votoi sot kryeministrin e katërt rus brenda një viti. Jelsin pas shkarkimit të Çernomërdit në Mars të ’98 propozoi për shef kabineti Krienkon. Duma e votoi dy herë mospranimin e tij ndërsa herën e tretë e votoi të plotë kandidaturën e Krienkos në postin e kryeministrit. Stepashin është i njohur nga qarqe të ndryshme si krijesa politike e Jelcinit. Pas votesimit vetë Stepashin i njohur si konservator deklaroi se Rusisë i duhet gjak i ri për të dalë nga kriza.

Kryeministri i ri i Izraelit Eud Barak ka kryer vizitën në varrin e Rabin të cilin e adhuron si dhe në murin e lutjeve, simbol i Izraelit. Ende s’është kuptuar qartë veprimi i tij politik, por për kolonitë hebreje qëndrimi  itij është i njëjtë. Barak ka hedhur idenë e mos ndërtimit të kolonive të reja sepse ato janë kërcënim për paqen. Ai ka deklaruar se Izraeli do të mbajë një qëndrim të ri me Libanin Jugor./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori








Të ngjashme