Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Presidenti Amerikan Bill Klinton është takuar me presidentin e Egjiptit Hosney Mubarak. Ky takim është në kuadër të një sërë takimesh të mëtejshme që Klinton ka në axhendën e tij me kryeministrin e sapo emëruar të Izraelit Ehud Barak më liderin palestinez Arafat me mbretin Abdullah të Jordanisë. Këto takime do të zhvillohen për të çuar më tej procesin e paqjes në Lindjen e Mesme. Gjithashtu Mubarak do të jetë negociator për bisedimet e paqes mes Sirisë dhe Izraelit.

Sot sërisht ka qenë në fokus tragjedia e djeshme në Francë. Tashme vendimi i përgjithshëm është se kemi të bëjmë me një incident të zakonshëm. Megjithëse për autoritetet ka qenë një incident i rastësishëm, njerëzit dhe familjarët e viktimave të tragjedisë janë të mendimit se kemi të bëjmë me një pakujdesi teknike, e cila mund të ishte evituar dhe mund të kishte shpëtuar jetën e 21 të vdekurve.

Comorra qëllon sërisht në Napoli. Një betejë e përgjakshme ka ndodhur dje në rrugët e qytetit Italian. Një i vdekur, katër të plagosur bilanci tragjik i kësaj beteje. Mes viktimave dhe një kalimtar i rastësishëm. Policia po bën kërkimet e zakonshme për të zbuluar autorët e përplasjes së përgjakshme./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori