Qytetarët e Durrësit bllokuan për pak minuta njërin krah të autostradës Tiranë-Durrës. Ata protestuan kundër taksave të larta, çmimit të karburantit dhe kushteve të rënda ekonomike.

Në Berat, ashtu siç dhe ishte njoftuar, qytetarët të mbështetur nga dega e PD në këtë qytet, protestuan për rritjen e çmimit të naftës.

Me pankartat “Mjaft premtime boshe”, “Jo taksa të larta”, ata bllokuan për rreth 30 minuta zonën mes dy lagjeve muzeale Mangalem dhe Goricë. Protesta pati edhe në Shkodër dhe Rrogozhinë.

Tv Klan