ARRSH: Bllokimi për shkak të punimeve në Unzaën lindore

Në sajë të vazhdimësisë së punimeve në Unazën Lindore, ARRSH njoftoi këtë të premte se duke filluar që nesër më datë 13.11.2021, kalimi nga rrethi i Shkozës në drejti të Farkës do të jetë i bllokuar për 14 ditë. është Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut.

Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar./tvklan.al