Bora Jones është një shqiptare në SHBA që ka lënë mënjanë profesionin e saj si bankiere për t’iu përkushtuar astrologjisë. Në një lidhje direkte me “Opinion” në Tv Klan, ajo shprehet se ka sakrifikuar aspektin financiar vetëm për t’iu përkushtuar plotësisht “Golden Truth”.

Bora Jones: Unë kam studiuar menaxhim banke në Shqipëri, kam punuar në bankë në Shqipëri për 3  vite, kam punuar gjithashtu edhe në Amerikë në institucione financiare dhe në bankë deri në 2020. Më pas fillova “Golden Truth” i jam përkushtuar “Golden Truth”.

Blendi Fevziu: I je përkushtuar se është më fitimprurëse apo i je përkushtuar se beson te kjo gjë?

Bora Jones: Jo, i jam përkushtuar për disa arsye në fakt, nuk ka qenë një arsye e vetme dhe ana financiare ka qenë gjëja e parë që në fakt kam sakrifikuar për të vazhduar “Golden Truth” sepse pagesa që kisha në bankë ishte shumë herë më e lartë. Është një punë që mua më mundëson më shumë kohë me familjen, fleksibilitetin të punoj me orare të ndryshme dhe kam një rol më të rëndësishëm, kam më shumë impakt te klientët e mi.

Jones shton se në SHBA astrologjia dhe letrat Tarot janë shumë të përhapura. Pyetjet kryesore vërtiten rreth dashurisë, biznesit dhe rrugëtimit të jetës. Sa i përket pagesave, shumat shkojnë deri në shifra të çmendura për një seancë.

Blendi Fevziu: Sa paguhet një seancë në Amerikë?

Bora Jones: Në Amerikë ka çmime nga më të ndryshmet, në varësi edhe të personit, ka deri në 800 dollarë për një seancë, jo nga unë, nga të tjerë. Ka edhe çmime që janë diku te 100 dollarë, 100-150 dollarë është mesatarja./tvklan.al