Për rastin e dhunës së shtetasit Mirsad Murati ndaj ish-partneres së tij “Stop” i drejtohet Zyrës së Mbrojtjes së Viktimave të Dhunës Visari.

Drejtuesi i kësaj zyre bën fajtore punën e ngadaltë të policisë për mosveprim ndaj agresorit.

Dr. Mbrojtja e Viktimave të Dhunës: Kemi informacion, po ne nuk po dojna me ja lënë informacioneve. Po i dorëzojmë të tëra në gjykatë me rehat, mere atë urdhër mbrojtje. Me qenë shteti qysh duhet, nuk ishin vrarë nja 10-të a 15-të, sa janë vrarë, a një 20-të. Unë jam mundu tani, nëpërmjet fletë-arrestit, me e bo diçka. Na u vonu ajo procedura e fletë-arrestit. Është vënë në lëvizje prokuroria e shtetit, na… Është vënë në lëvizje policia, edhe po policia po punon pak ngadalë dhe nuk është ashtu qysh në Shqipëri, përnjëherë. Policia po reagon ngadalë, shumë ngadalë po reagon. Urdhrin e mbrojtjes e bëjmë, e kemi të fuqishëm. Pak na pengon. Që s’e kemi bo menjëherë, është faji i zyrës tonë.

Qytetarja: Po se unë e kam kërkuar…

Dr. Mbrojtja e Viktimave të Dhunës: Të koleges tonë.

Qytetarja: Po! Se unë e kam kërkuar non-stop.

Dr. Mbrojtja e Viktimave të Dhunës: Ti e ke kërkuar, madje ajo ty të ka pru te unë, e mandej ne jena mundu diçka me bo. Unë kismet, do ta nxjerr urdhrin.

Meqë Mirsad Murati është shpallur në kërkim, por nuk gjendet nga policia, punën e kësaj të fundit, e bën gazetarja e emisionit “Stop”.

“Stop” nxjerr në takim Mirsadin dhe njoftojmë policinë, por kjo e fundit, mjaftohet me një kartë identiteti të të vëllait, që i tregon Mirsadi duke e lënë këtë të fundit të lirë.

Mirsad Murati: Unë tani jam në Podujevë, më duhen mas pakti 1 orë derisa të vij. Qe unë u nisa me ardh, ma dërgo lokacionin, ku të jesh duke pi kafe, aty do vij dhe unë.

Policia Fushë Kosovë: Zonjë faleminderit! Do të dërgoj një patrullë aty.

Punonjësi i Policisë: Ia kam çuar Podujevës, se ai personi është i Podujevës, dhe verifikova, nëse ky person a ka urdhër-arrest. Ata verifikuan, që ka 2 urdhër arresta. Policia ka qenë në lokal dhe ka vizituar personin dhe në bazë të dokumentit, personi…

Gazetarja: I ka dhënë dokument tjetër.

Punonjësi i Policisë: Po në rregull, tash policia është në patrullim të zonës.

“Stop” kërkoi një shpjegim nga komisariati i Fushë Kosovës, por nuk u prit nga ky institucion duke lënë të lirë ata që janë shpallur në kërkim vetëm me kqyrjen e një karte identiteti.

Gazetarja: Të kam lajmëruar për një shtetas të shpallur në kërkim që ua servira në pjatë të argjendte, dhe fjetën gjumë.

Punonjësi i policisë: Dil jashtë.

Gazetarja: Natën e mirë, mos dilni nga gjumi letargjik, meqenëse është verë.

Si të mos mjaftonte kjo, Drejtori i Mbrojtjes së Viktimave të Dhunës, në vend që ta mbrojë zonjën, nis ta ngacmojë vetë seksualisht, duke i ofruar punë e duke e pyetur për detaje të jetës private.

Dr. Mbrojtja e Viktimave të Dhunës: Ti Exxx qenke shumë vajzë e mirë. Je e martume?

Qytetarja: Jo!

Dr. Mbrojtja e Viktimave të Dhunës: Tashi, ke noi njofje?

Qytetarja: Jo!

Dr. Mbrojtja e Viktimave të Dhunës: Shumë mirë! Qenke perfekt! Me ndonjë lidhje? Perfekt!

Qytetarja: Jo, jo!

Dr. Mbrojtja e Viktimave të Dhunës: Perfekt qenke! Ndoshta nuk është koha, për me pyet. Çfarë moshe ke?

Qytetarja: E madhe!

Dr. Mbrojtja e Viktimave të Dhunës: Mua nuk më dukesh.

Qytetarja: Nja xx, xx.

Dr. Mbrojtja e Viktimave të Dhunës: Shumë më e re. Ti kisha dhënë 20-të e dy, 20-të e tri.

Qytetarja: Jo! Kaq shumë mos e ul!

Dr. Mbrojtja e Viktimave të Dhunës: Për sy të ballit! 22-23. Ke mundësi, që të punësohesh në gjykatë, sa të duash ke punë. Ndoshta nuk të pengohem me pyet.

Qytetarja: Jo! Absolutisht!

Dr. Mbrojtja e Viktimave të Dhunës: Unë jam në këtë punë. Që 23 vite edhe jam drejtor rajonal dhe zëvendës drejtor gjeneral. Pritet, që në vitin e ardhshëm, që t’i marrim punëtor te prokuroria. Pse të mos fillosh punë te unë?! Që prej 3 Janarit do të hapen vend pune.

Qytetarja: Do ishte shumë mirë!

Dr. Mbrojtja e Viktimave të Dhunës: Dhe bashkë më atë një femër./tvklan.al