Brenda Majit fasha e të vaksinuarve zbret nën 60 vjeç



Brenda Majit fasha e të vaksinuarve zbret nën 60 vjeç

15:46 13/05/2021

Pritet një tjetër sasi e madhe vaksinash anti-Covid

Brenda Majit do të ulet fasha e moshës për tu vaksinuar. Burime për Tv Klan bën me dije se qeveria shqiptare dhe ministria e shëndetësisë janë duke negociuar për një tjetër sasi të madhe vaksinash anti-Covid të cilat pritet të ndikojnë tek ulja e moshë nën 60 vjeç për tu vaksinuar kundër Covid-19.

Paralelisht me uljen e fashës së moshës do të vaksinohen edhe punonjës të shërbimeve kritike.

Pas fasonerive, brenda majit vaksinimi do të shtrihet dhe tek punonjësit e OSHEE dhe transportit publik.

Deri tani Shqipëria ka siguruar afro 760 mijë doza vaksine, Pfizer, Astra Zencea, Sputnik dhe Sinovac.

Vaksinimi  i popullsisë po vijon për ata mbi 60 vjeç, të sëmurët kronikë, punonjësit e operatorëve turistikë dhe fasonerive.

Tv Klan







Të ngjashme