Në një lidhje me Skype me emisionin Opinion në Tv Klan, shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini ka folur për mundësinë e infektimit me koronavirus.

E pyetur sesi është e mundur që në një familje ku një person është i infektuar, 7 anëtarët e tjerë nuk janë infektuar, ajo përgjigjet: Është një transmetim përmes spërklave. Aftësia për të shpërndarë spërklave nëpërmjet të folurit, teshtimit ose kontaktit të ngushtë, bën që personi të jetë receptiv kundrejt spërklave të virusuara. Kjo tregon edhe viruslencën e virusit, sa ka qenë virusi prezent në spërklat e personit të infektuar.

Gjithsesi mbetet për tu studiuar, sepse ne themi që kontaktet e ngushta janë grupi më i rrezikshëm që mund t’i transmetohet infeksioni nga një person i infektuar, dhe ndaj ne këta persona i vendosim në vetëizolim dhe i monitorojmë për 14 ditë”.

Sakaq ajo u shpreh se personat e infektuar që janë të shtuar në spital dhe janë të moshën nën 65-vjeçare, nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa ata mbi 65-vjeç kanë sëmundje kronike por jo evidente për të shkaktuar një situatë të agravuar shëndetësore.

Tomini tha se 9 mjekët e infektuar me COVID-19 nuk kanë shenja klinike dhe ndodhen të vetëizoluar në banesat e tyre. /tvklan.al