Brenda shtëpisë më të shtrenjtë në SHBA, rezidenca që vlen 340 mln €



Brenda shtëpisë më të shtrenjtë në SHBA, rezidenca që vlen 340 mln €

11:06 13/01/2021

Nuk është thjesht një shtëpi, por është një vilë gjigande me zemër të Los Angeles-it. Për ndërtimin e saj janë dashur më shumë se 10 vite punë dhe tashmë që është gati është nxjerrë në shitje. Rezidenca gjigande me një sipërfaqe 105,000 metra katrorë, e vendosur në lagjen e Bel-Air, pritet të shitet për 340 milionë Dollarë.

Për ndërtimin e kësaj rezidence luksoze kanë punuar më shumë se 600 punëtorë dhe tashmë ajo është gati për një pronar të ri. Rezidenca ka 21 dhoma gjumi dhe 42 tualete me një oborr të madh dhe ambiente çlodhjeje, tashmë llogaritet si prona me vlerën më të madhe në historinë amerikane.

Architectual Diges ka publikuar disa foto nga vila, e cila ishte projektuar nga arkitekti, Paul McLean dhe vënë në zbatim nga projektuesi i brendshëm, Kathryn Rotondi.

Rezidenca ka një mur rrethues që e ndan atë nga qyteti dhe është vendosur mbi një kodër dhe mund të shohësh nga të katërta anët. Brenda saj ka dhe një garazh për 30 makina, një sallë për bowling, ka pesë pishina, si dhe një teatër me 30 vende.

Fotografitë e brendshme tregojnë se vila është e pajisur me dritare nga dyshemeja në tavan që lejojnë rrezet e diellit. Shtëpia është kompletuar me mobilje të thjeshta, funksionale dhe vepra arti bashkëkohore tërheqëse./tvklan.al






Të ngjashme