Parlamenti britanik do të votojë për herë të tretë marrëveshjen e Brexit të premten. Pas bllokadës së dyfishtë nga deputetët në Dhomën e Ulët, kryeministrja Tereza Mei do të dërgojë përpara deputetëve vetëm një pjesë të planit të saj të shkëputjes. Lajmin e dha zyrtarisht kryetarja e grupit parlamentar të konservatorëve, Andrea Leadsom.

Andrea Leadsom – kryetare e grupit parlamentar te konservatoreve :

Është thelbësore që të bëjmë zyrtar vendimin e Këshillit Europian dhe mocioni që do të sjellim nesër i jep parlamentit mundësinë të sigurojë shtyrjen e Brexit. Të gjithë jemi dakord se nuk duam të kërkojmë një tjetër shtyrje dhe të përballemi me mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet e Parlamentit Europian.

Në votim pritet të kalojë, fatura e divorcit që Londra duhet t’i paguajë Brukselit, të drejtat e qytetarëve europianë në Britaninë e Madhe dhe i shumëdebatuari kufiri me Irlandën.

Por drafti i marrëdhënieve mes Britanisë së Madhe dhe BE pas Brexit do të mbeten jashtë votimit. Me shumë gjasë, ky draft për raportet Londër – Bruksel do të jenë detyrë e kryeministrit të ri britanik.

Tereza Mei u premtoi të mërkurën deputetëve rebelë konservatorë se nëse Brexit kalon në parlament, ajo do të dorëhiqet. Situata mbetet ende shumë e paqartë, teksa numërimi mbrapsht i Brexit po shkon drejt fundit.

Tv Klan