Në Gllasgou, një kamion i grumbullimit të mbeturinave aksidentoi për vdekje 6 persona dhe plagosi disa të tjerë.
Mediat britanike bëjnë të ditur se kamioni devijoi nga rruga dhe doli në një trotuar pranë sheshit “Xhorxh”.
Më pas, goditi hyrjen e një hoteli, duke shkaktuar edhe një zhurmë të fortë.
Ngjarja ndodhi gjatë drekës, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta. Dyshimet e para janë për një aksiodent rrugor, pasi mendohet që mjeti të ketë dalë jashtë kontrollit.
Sipas dëshmitarëve, viktimat u zhvendosën deri në 15 metra, pasi u goditën nga kamioni.
Tv Klan