Liz Truss favorite për të fituar, ka premtuar ndihmë të shpejtë brenda një jave për krizën

Britania pritet të mësojë sot në mesditë emrin e kryeministrit të ri të saj. Gara është e fortë mes Liz Truss ose Rishi Sunak. Fillimisht njëri prej tyre do të marrë detyrën si lideri i ardhshëm konservator e më pas fituesi do të jetë edhe kryeministri i ri i Britanisë së Madhe.

Fituesi i garës së lidershipit do të shpallet në orën 12:30 përpara se të marrë detyrën të martën. Kryeministri i ri trashëgon një ekonomi në rënie, me inflacion në nivelin më të lartë të 40 viteve.

Favorite për të fituar është Liz Truss, e cila ka premtuar të shpallë ndihmë të mëtejshme për të mbrojtur konsumatorët brenda një jave pas marrjes së detyrës.

Më pas, ajo planifikon të japë 30 miliardë Paund për uljen e taksave.

Rivali i saj, ish-kancelari Sunak, ka dhënë sinjalet se ka humbur në garën përballë Truss, duke thënë se puna e tij “tani është vetëm të mbështesë një qeveri konservatore”.

Klan News