Britania mund të shpërndajë deri në 100 mijë doza vaksinash në ditë

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace


Britania mund të shpërndajë deri në 100 mijë doza vaksinash në ditë

08:20 01/01/2021

Forcat e armatosura të Britanisë mund të shpërndajnë deri në 100,000 doza të vaksinës kundër  COVID-19 në ditë. Kjo është deklarata e bërë nga Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace, i cili shton se nëse një gjë e tillë kërkohet ushtria është e gatshme ta bëjë një gjë të tillë.

Wallace tha se ai tashmë kishte autorizuar 130 persona, pjesë e personelit ushtarak për të punuar me shërbimin shëndetësor në rritjen e përhapjes së vaksinave kundër COVID.

Unë gjithashtu kam plane për deri në 250 ekipe të personelit të lëvizshëm të trajnuar mjekësor që mund të dalin dhe të administrojnë vaksinën në të gjithë vendin, kjo do të deri në mbi 100,000 doza në ditë që ata mund të dorëzonin nëse kjo kërkohet nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar”, tha ai.

Britania miratoi një vaksinë të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca të Mërkurën dhe do të fillojë ta përdorë atë të Hënën përveç vaksinës Pfizer-BioNtech e cila tashmë është në përdorim./tvklan.al






Të ngjashme