Goli i nëntë në këtë sezon të Eredivisie

Armando Broja ishte edhe kësaj herë protagonist me Vitesse për një tjetër sukses në Eredivisie. Skuadra e tij mundi me rezultatin 4-1 VVV-Venvlo në sfidën e javës së 24 e luajtur të shtunën.

Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e fundit në këtë takim, ndërsa më herët kishte dhënë asist për golin e parë. Të dhëna mbresëlënëse të 19-vjeçarit për në këtë sezon.

Broja me 9 gola dhe 2 asiste për 1148 minuta të luajtura është më rezultativi në këtë skuadër. Debutim për Ernest Muçin në Poloni. Ai u aktivizua si zëvendësues për Legia Warszawa në fitoren 2-1 në fushën e Gornik Zabrze. Legia pret shumë nga Muçi, i cili firmosi për 4 vite e gjysmë.

Tv Klan